Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-deputetit Bakalli



Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të kësaj partie, Gilman Bakalli.
“Ndarja e papritur nga jeta e Gilman Bakallit, në një moshë kaq të re ka prekur këdo që e njihte atë përmes auditorit, ekranit, apo në angazhimet e tij të shumta. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, thuhet në mesazhin e kreut të PD-së”, ka përfunduar Basha.