Basha: Rama bllokoi mediat të transmetonin protestën

355

 

Moebel THEMA

Basha: Rama bllokoi mediat të transmetonin protestën

lulzim-basha_5681Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot për protestën e qytetarëve përballë Kryeministrisë kundër importit të plehrave. Basha denoncoi bllokimin që Rama u bëri mediave për ta transmetuar protestën live në televizion.

“Pasi u hoqi te drejten per te vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetareve edhe zerin e protestes duke bllokuar mediat me nje fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij te korruptuar e te zhytur ne krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll te rrepte. Keto jane vetem shenjat e nje fundi te turpshem te nje oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetaret, duke u hequr zerin nga ekrani. Ata do te jene edhe me te shumte edhe me te palekundur. Ata do te vendosin per importin e mbetjeve. Ata, qytetaret, populli, asnje parti, asnje qeveri”, thotë Basha.

Fiks në kohën kur nisi protesta kundër ligjit të importit të plehrave, kryeministri Rama nisi fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së që po mbahet te Xibraku./lapsi

Comments