
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka reaguar pasi deputetët e Listës Serbe janë kthyer sot në kuvend por nuk janë lejuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Basha ka thënë se ata kanë ardhur në Kuvend me urdhër të “argatëve” të tyre, shkruan lajmi.net.
“Paskan ardh Lista Serbe në Kuvend me urdhër të argatëve të tyre që me bë një foto në Kuvend me ne, që opozita me përdor për zgjedhje! Tentativë e koordinuar e argatëve anej e këndej kufirit që me dëmtu Lëvizjen, por ja që deputetët e Lëvizjes dhe Kryekuvendari nuk ranë në grackën e tyre të pistë”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/
