Basha: Zgjedhje të lira, pas Dekriminalizimit
Kreu i PD, Lulzim Basha, në nje bashkëbisedim me drejtues të strukturave të kësaj force në Korçë, ka deklaruar se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të liradhe të ndershme.
“Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmesdrogës dhe krimit, të diktojnëzgjedhjet e ardhshme.
Këtë tashmë s’ua thonë vetëm demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët, por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë, me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme.
Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjete ardhshme, së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai. /albeu.com/