Bashkëshorti i gazetares flet pas sulmit

295
fresco

“Nuk kemi ndërmend që të largohemi nga Shqipëria”. Ky është pohimi i bashkëshortit të gazetares Klodiana Lala, Yber Lleshi, i cili jeton në Londër, pas sulmit me plumba ndaj shtëpisë së prindërve të saj për Report Tv.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës. Banesa e prindërve të saj, u qëllua me 10 plumba rreth orës 03:00 të mesnatës nga persona ende të paidentifikuar me breshëri kallashnikovi, duke terrorizuar familjarët, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Deri më tani sulmi pretendohet se ka lidhje me punën e gazetares, por qarkullon dhe një tjetër version ku thuhet se ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të profesionit të vëllait të saj, i cili është jurist në burgun e Fushë-Krujës dhe ëshë banues në atë shtëpi.

Disa orë para krimit Lala ishte larguar nga shtëpia e prindërve, ku së bashku me bashkëshortin e saj kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës, aty ku jetojnë së bashku. Dy vajzat e saj të mitura, i ka lënë në banesën e prindërve, nën shoqërinë e 6 personave të tjerë, dy gjyshërit, motrës, vëllait dhe dy krushqve, që kishin mbërritur për vizitë nga Italia.

Pavarësisht dëshmive dhe pistave deri më tani nuk ka asnjë qëndrim zyrtar mbi motivet dhe autorët e mundshëm

Comments