Bashkësia Urbane ” Jane Sandanski” Hasanbeg :Oliver Spasovski shembulli më i mirë i politikanëve dhe funksionarëve

571

Bashkësia Urbane ” Jane Sandanski” Hasanbeg e ka vlerësuar punën e Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski që sipas tyre edhe përkundër obligimeve që ai ka në digasterin që e drejton sërish ka gjetur kohë që të jetë me t’a në momente të nevojshme transmeton Faktiditor.ch.
Me këtë rast kjo Bashkësi Urbane , e ka quajtur Spasovskin si një shembull për gjithë politikanët dhe funksionarët.

Spasovski njëri ndër ministrat kryesorë të Qeverisë Zaev ka gjetur mbështetjen tek kjo bashkësi vendore që sic thonë ata ai gjithnjë gjen kohë për të qenë afër me qytetarët për të parë nga afër shqetësimet e tyre pa marrë parasysh përkatësinë etnike edhepse Spasovski ka shumë obligime në Ministrinë e Brendshme .Kreu i kësaj Bashkësie Urbane Nijazi Hamidi thotë se Spasovski gjithmonë është i gatshëm të dëgjojë hallet e tyre dhe ky është profili i politikanit të dëshiruar për qytetarët! Sipas tij ai është ministër por në të njëjtën kohë human dhe njerëzor

Ky është mendimi që mbizotëron në mesin e shumë qytetarëve të komunitetit tonë thotë Hamidi ,duke rikujtuar edhe ngjarjet e kobshme të dy viteve më parë në tragjedinë e përmasave të mëdha që ndodhi në Hasanbeg .Edhepse në atë kohë sipas Hamidit ministri aktual i brendshëm nuk ishte pjesë e qeverisë ai së bashku me kolegët e tij ka qenë përgjatë gjithë kohës ka qenë në mesin e qytetarëve të asaj zone të përshkuar nga vërshimet dhe tragjedia e shkaktuar nga fatkeqësia natyrore duke kontribuuar në shumë aspekte .
Bashkësia Urbane poashtu ka thënë se komuniteti që jeton në atë zonë pa marrë parasysh konfesionin dhe përkatësinë etnike janë të kënaqur me këtë lloj politikanësh që japin ndihmesë në shumë drejtime .Ata kanë falemenderuar Spasovskin por edhe zëvendësin e tij Agim Nuhiu për shkak se me aktivitetin e tyre janë ndryshuar shumë gjëra dhe se njerëzit ndjehen më të sigurtë dhe më të qetë ./Faktiditor.ch/

Comments