Bashkimi i opozitës shqiptare, partitë nisin kontaktet (Video)

134
Bashkimi i opozitës shqiptare, partitë nisin kontaktet (Video)

Moebel THEMA

Afrohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për këtë partitë opozitare shqiptare janë duke përgatitur taboret e veta për t’u përfaqësuar sa më mirë gjatë zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LR-PDSH, RDK, Lëvizja Besa dhe Uniteti janë të gatshme që të futen në kolicione parazgjedhore me parti tjera opozitare.

LR-PDSH dhe RDK sigurojnë se koalicioni i tyre ”Aleanca për Shqiptarët” do të vazhdojë. RDK thotë se ky koalicion është i mjaftueshëm.

Nga Lëvizja Besa për Tv Alsat thonë se do të ishte mirë që të luftohet BDI-ja bashkërisht.

Nga UNITETI gjithashtu thonë se do të bënin një koalicion me ndonjë parti shqiptare por duke përjashtuar BDI-në dhe PDSH-në.

Nga PPD thonë se janë të gatshëm që të jenë në koalicion me parti shqiptare të opozitës.

Comments