Bashkimi opozitar peng i lojërave, intrigave dhe shantazheve

327
fresco

midle

EJUP BERISHA

Nuk mund të ketë opozitë me mendësi pushteti kjo ndodhë vetëm këtu në Maqedoni.Opozita realisht nuk është pushtet dhe rrjedhimisht nuk duhet të ketë interesa identike me partitë në pushtet sepse opozita nëse don të bëhet subjekt real politik duhet të ketë interesa vetanake politike. Disa parti opozitare në Maqedoni i kanë edhe këto karakteristikë pra janë opozitare por mendja u rri te partitë në pushtet.Pra këto thonë se janë opozitë por me veprimet e tyre konkrete ndoshta në mënyrë direkte nuk i mbrojnë interesat e partive në pushtet por kontribuojnë që mos tu dëmtohen ato.Unë dështimin e takimit të sotëm  mes partive opozitare shqiptare në Maqedoni e shoh në këtë prizmë. Tentimi për të krijuar një front të përbashkët opozitar nuk guxon të nëpërkëmbet nëse partitë opozitare duan të bëhen forca reale politike në aktivitetin apo në luftën e tyre për ta rrëzuar partinë në pushtet. Kjo nuk bëhet me taktizime e as me shantazhe e më pak me intriga. Idetë për bashkim opozitar nuk guxojnë të shtyhen në pafundësi nëse partitë opozitare kanë dalë në skenë për ti luftuar partitë në pushtet dhe në sajë të një mobilizimi të mirëfilltë të arrijnë ti zëvendësojnë në pushtet partitë që për momentin ndodhen aty. Disa udhëheqës partishë të vogla opozitare shumë herët kanë filluar të ëndërrojnë se janë faktorë të rëndësishëm politik por nuk e di se pse sillen kështu athua dikush është duke ua bërë qejfin apo se ata po ëndërrojnë syhapur. Thuhet se nuk ka më keq se kur njeriu ëndërron i zgjuar.  Për fitore në zgjedhje duhen vota për ti siguruar këto  duhet të tubohen shumë njerëz të pakënaqur nga pushteti ose të papërcaktuar akoma se për cilin opcion politik do të votojnë. Me lojëra permanente dhe shantazhe të ideve për bashkim nuk mund të binden as njerëzit për tiu bashkuar partive opozitare. Nëse udhëheqësit partiak opozitar nuk mund të bashkohen si do të binden njerëzit që tu bashkohen për tua ofruar përkrahjen e domosdoshme.  Disa individ janë të prirur të flasin për bashkim por në fakt gjithmonë punojnë për idetë e përqarjes. Tentimi për relizimin e idesë për bashkim mes subjekteve politike nuk guxon të motivohet nga ajo se qka nënkupton shprehja e termit Parti politike e cila nënkupton pjesë e një shumice të organizuar politikisht .Dhe derisa disa parti politike mund të funksionojnë të vetme kjo nuk mund të thuhet edhe për partitë e reja opozitare
shqiptare në Maqedoni të cilat nuk do  mund të korrin fitore në zgjedhjet ardhshme të parakohshme parlamentare si të vetme prandaj u duhet bashkimi i forcave të tyre.Kjo kuptohet me kusht nëse e ndjejnë veten si parti opozitare. Në të kundërtën asnjëher nuk do të mund të bashkohen nëse nuk bëhen pjesë e një mëmëze të përbashkët që quhet përkatësi politike opozitare.

Comments