Bastri Bajrami : Fshirja e 30 mijë shqiptarëve nga Lista zgjedhore pa dyshim se është marrëveshje Gruevski-Zaev

Ish kryetari i Komunës së Haraçinës Bastri Bajrami thotë se fshirja e 30 mijë shqiptarëve nga Lista zgjedhore pa dyshim se është marrëveshje Gruevski-Zaev, sepse ndryshe sipas tij s’ka kuptim e gjithë kjo tendencë e LSDM-së kundrejt Zonës 1, 2 dhe 6, si dhe “toleranca” e VMRO-së kur bëhet fjalë për dëmin ndaj shqiptarëve transmeton Faktiditor. Bajrami përkujton me këtë rast se deri para një muaji, LSDM pretendonte për 500.000, pastaj 250.000 dhe 150.000 votues fiktiv, që më pas me u pajtu me 39.000 vota të kontestuara, nga të cilat rreth 30.000 shqiptarë.
“Dhe, asnjë votues i Pustecit nuk u prek, sepse të njëjtit do të duhen sërish në Kërçovë dhe Strugë. Dhe jo më larg se n’mot, kur ne këto vota të Pustecit do synohet marrja e dy komunave tashmë shqiptare! Dhe, derisa LSDM dhe VMRO do të mbrojnë çdo votë maqedonase, çfarëdo partie qoftë ajo, shqiptarët do humbin tre deputet (Zona 1, 2 dhe 6) në zgjedhjet e parakohshme që flitet të mbahen sivjet” shprehet Bajrami . Sipas tij kur u plotësua një pikë e marrëveshjes Gruevski-Zaev për Listën, tash pika e radhës është emërimi i një anëtari shqiptar në Komisionin e mediave, ku sërish, maqedonasit duhet të vendosin për shqiptarin – anëtar të pestë të këtij Komisioni. BDI sërish anash, thotë se shqiptarët s’kanë probleme. Dhe marrëveshja Gruevski-Zaev vazhdon. Vazhdon dhe Marrëveshja e Përzhinos. Rroftë MARRËVESHJA shprehet ish kreu i Komunës së Haraçinës./Faktiditor/.
