Bayern e konfirmon se trajneri i ri do të emërohet shumë shpejt, s’do të jetë Tuchel

506
fresco

Bayern Munich do ta emerojë trajnerin e ri më së largu deri në fund të prillit dhe ai nuk do të jetë Thomas Tuchel, ka konfirmuar për televizionin gjerman, krye shefi ekzekutiv i liderit të Bundesligës, Karl-Heinz Rummenige.

Jupp Heynckes mund ta çojë Bayernin drejt fitimit të tripletës këtë sezon, duke e përsëritur arritjen historike që e kishte orkestruar në sezonin 2012-13, transmeton Gazeta Express.

72-vjeçari u pensionua pas atij sezoni të paparë, por u kthye në stolin e klubit pasi iu kërkua ta zëvendësonte Carlo Ancelottin e shkarkuar në tetorin e kaluar.

Pavarësisht se si përfundon ky sezon, Heynckes do të largohet nga pozita e trajnerit në maj.

“Po punoj mbi bazën se do ta prezantojmë trajnerin e ri kah fundi i prillit më së largu. Duam trajner që flet gjermanisht, dhe kështu do të jetë”, ka thënë Rummenige.

Ai ka treguar se Bayerni e kishte kontaktuar edhe ish-trajnerin e Dortmundit, Thomas Tuchel.

“Drejtori jonë sportiv ka biseduar me trajnerë dhe natyrisht edhe me Tuchel. Por, të premten e kaluar, Tuchel na tha se ka nënshkruar për një klub tjetër”, shtoi ai.

Comments