Bayern Munich merr pikët e plota në udhëtim te Schalke

Bayern Munich ka arritur të mposht Schalken 0:2 në kuadër të xhiros së dytë të Bundesligës.
Bavarezët janë kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në ‘Veltins Arena’, ku kanë mposhtur 0:2 Schalken.
Golat që ua sollën tre pikë bavarezëve u shënuan nga sulmuesi Lewandowski në minutën e 81’ dhe mbrojtësi Kimmich në minutën e 93’, shkruan Lajmi.net.
Kjo ishte fitorja e dytë e Bayernit, që tani kryeson më 6 pikë pas dy ndeshjeve.