
Carlo Ancelotti mund të kalojë sezonin e tij të fundit si trajner i Bayern Munichit nëse Bayerni nuk i arrinë sukseset e vitit të kaluar.
Kështu mendon ishte kapiteni i klubit bavarez Stefan Effenberg.
“Nëse Bayerni përfundon sezonin e ardhshëm si ky i fundit, apo edhe më keq, atëherë mendoj se Ancelotti do të largohet.”, tha Effenberg, transmeton Sovrani. info.
“Për mua, dëshira është gjëja më e rëndësishme në futboll. Nëse disa lojtarë nuk kanë vullnet, atëherë unë do të ndihesha i shqetësuar.”
Ai gjithashtu e ka këshilluar kampionin gjerman të mos e largojë sulmuesin Thomas Muller.
“Bayern do të bënte një gabim të madh duke e lënë atë të shkojë, ai ka luajtur për shumë vite në një nivel të pabesueshëm”, theksoi ai.

