BB: Kriza politike ndikon në rritjen e ekonomisë

Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të kufizohet në 2 për qind për shkak të vazhdimit të krizës politike. Pas zgjidhjes së saj që pritet nga fundi i vitit, rritja deri për Vitin e Ri duhet të jetë deri në 3,3 për qind dhe 3,7 për qind në vitin 2018, parashikon Banka Botërore në Raportin më të ri ekonomik për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Në raport theksohet se situata politike mbetet faktor kryesor i rrezikut, derisa rreziku i rritur fiskal për shkak të tempos së shpejtë të rritjes së borxhit shtetëror mundet negativisht të ndikojë në rritjen e afatit mesatar. Sipas Bankës Botërore, zbatimi i konsolidimit fiskal, me politikë të përmbajtjes fiskale dhe zvogëlimit të borxhit publik do të ndihmojnë për ballafaqimin me rreziqet e tilla.
Në raport thuhet se për shkak të jostabilitetit të vazhduar politik në vend negativisht reaguan investuesit privat.
Si iniciator kryesor të rritjes ekonomike BB i citon investimet e rritura dhe konsumin privat, veçanërisht institucionet publike të lidhura me ndërtimin e dy autostradave të reja.
Sipas Bankës Botërore, pritet trendi i zvogëlimit të varfësirë të vazhdojë, duke e ndjekur tempon e rritjen ekonomike. Rritja e pagave dhe punësimet e reja do të kenë rol kyç në zvogëlimin e varfërisë, qëndron në raport.
Nga vendet në rajon parashikohet rritje më të madhe këtë vit dhe vitin tjetër të ketë Kosova me 3,6 për qind dhe 3,9 për qind, ndërsa në vitin 2018 Kosova dhe BeH-ja me rritje të projektuar prej 3,7 për qind.
Për këtë vit rritja e ekonomisë në Kroaci do të jetë 2,4 për qind, vitin e ardhshëm 2 për qind dhe në vitin 2018 do të jetë 2,4 për qind. Në BeH për këtë vit rritja është projektuar në 2,8 për qind, vitin e ardhshëm 3,2 për qind dhe për vitin 2018 është projektuar 3,7 për qind. Në Serbi parashikohet rritja të jetë 2,5 për qind për këtë vit, vitin e ardhshëm 2,8 dhe në vitin 2018 të jetë 3,5 për qind. Në Shqipëri rritja e BPV-së këtë vit do të jetë 3,2 për qind, vitin e ardhshëm 3,5 për qind dhe në vitin 2018 do të jetë 3,5 për qind. Në Bullgari rritja e BPV-së do të jetë 2,7 për qind, vitin e ardhshëm 2,9 dhe në vitin 2018 do të jetë 3,1 për qind. Në Mal të Zi rritja e ekonomisë për këtë vit sipas Bankës Botërore do të jetë 3,2 për qind, vitin e ardhshëm 3,6 dhe në vitin 2018 do të jetë 3 për qind.