BDI, Aleanca dhe Besa me listë të përbashkët për komunën e Manastirit

381

Ditë më parë komuna e Gazi Babës dhe Çashkës ka bërë bashkë tri partitë shqiptare, BDI-në, Aleancën dhe Besën. Të treja këto forca politike shqiptare dolën me listë të përbashkët për këshillin komunal, e do të ndodhë e njëjta gjë edhe për komunën e Manastirit, me qellim që mos lejohet që vota shqiptare të keqpërdoret nga partitë e tjera maqedonase.

“Duke respektuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë të Manastirit, me qëllim të unifikohet vota shqiptare, të rritet numri i këshilltarëve shqiptarë si dhe të mos lejohet që vota shqiptare të keqpërdoret nga partitë e tjera maqedonase, kryetarët e 3 subjeketeve politike shqiptare bien dakord për të dalë me një listë të përbashkët për këshilltarë”, thuhet në njoftimin e këtyre subjekteve politike shqiptare.

Comments