BDI dhe rinia studentore, kuvendojnë për Institutin për mbrojtje të gjuhës shqipe

104
fresco

midle
bdi

Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdë të fushatës zgjedhore organizoi panel para studentëve dhe të pranishëmve tjerë ku temë kyçe ishte Shtylla e dytë, përbetimi për barazi të gjuhës shqipe. Panelistët, mes tyre kandidatët për deputet, Artan Grubi, Talat Xhaferi, Xhevat Ademi paralajmëruan sfdiën e radhës të Bashkimit Demokratik për Integrim mes të cilës do të arrihet barazi e plotë e gjuhës shqipe në nivel republikan.

Sipas bartësit të listës të zonës 1 Grubi, gjuha shqipë është thelbësore për të arritur barazinë kulturore, identitare të të gjithë qytetarëve.

“Andaj njëra nga shtyllat themelore me të cilat BDI paraqitet para qytetarëve është edhe zotimi  për barzi gjuhësore, krahas sundimit të së drejtës, konsensualitetit dhe integrimit në NATO dhe BE”, tha mes tjerash Grubi.

Kandidati i zonës 6, Xhevat Ademi theksoi para të pranishëmve se gjuha është ndër elementet më të rëndësishme identitare.

Fatmirësisht neve bota na njeh me produkte që janë promovuar dhe pranuar në konkurencën botërore të kulturës. Prandaj që të eliminojmë dukuritë e keqpërdorimit të gjuhës shqipe, BDI zotohet publikisht para jush, para qytetarit shqiptar por edhe para opinionit mbarkombëtar, që krahas sjelljes së ligjit special “lex generalis”, ne duke u konsultuar jo vetëm me ekspert juridik por edhe me ata të gjuhësisë e albanologjisë, do të sjellim ligj për krijimin e një instituti, jo hulumtues por gardian dhe kujdestar, një ekip të specializuar siç e kanë kombet e mëdha”, ka deklaruar deputeti Ademi para të pranishëmve.

Mbi mekanizmat juridik se si BDI planifikon ta realizojë këtë projekt, foli ministri aktual Valdet Xhaferi. Ai tha se, shkaku i paragjykimeve dhe rrethanave politike, përdorimi i gjuhës nuk arriti të jetë gjuhë e barabartë me plotkuptimin e fjalës, edhe pse ka pas evoluim të dukshëm në këtë drejtim gjatë 15 viteve të kaluara.

Andaj BDI vahzdon të punojë me një frymë barazie, për të cilat ai mori si shembull komunat si Kërçova dhe Gostivari e Çairi, ku komunitete me më pak se 10 përqind, kanë të drejtë të korespondojneë me zyrtarë dhe t’u drejtohen edhe në gjuhën e tyre amtare.

“ Kjo do të ndodh edhe në nivel qëndror dhe në të gjitha format e shetit dhe pushtetit, do të sillet ligj i cili  do të garantojë frymën e marrëveshjes së Ohrit dhe amandamentit pesë të Kushtetutës, që është elaborimi i saktë rreth asaj se si duhet të shfrytëzohet gjuha në të gjitha institucionet”, tha Valdet Xhaferi.

Ndërsa kandidati tjetër i zonës 6 dhe kordinator i grupit parlamentar të BDI-së, tha se ashtu siç ka thyer tabunë rreth përdorimit të gjuhës, Bashkimi Demokratik do të hapërojë drejt barazisë së plotë gjuhësore, pamarrë parasysh pengesave të herpashershme që i njeh mirë e kaluara.

“Është momentumi i volitshëm në bazë të të gjitha analizave që dolën dhe numrat që do pasojnë nga zgjedhjet  e 11 dhjetorit, përbërja e re do të ketë si mundësi që ne të imponojmë të miratohet ligj i ri i cili do të fillon procesin, duke u mbërthyre përreth aspektit nacional dhe një instrumenti mbrojtës për evaluim dhe mbrotje të saktësisë të përdorimit të gjuhës në të shkruar dhe të folur”, përfundoi Xhaferi.

Pos fjalimeve, kandidatët zhvillua edhe bashkëbisdim me studentë dhe të interesuar të tjerë të pranishëm me të cilët u hapën tema që kanë të bëjnë pikërisht me zotimn e BDI-së për barazi të plotë të gjuhës shqipe.

Comments