BDI do dorëzojë nismë deri tek Specialja për zbardhjen e “Monstrës”

147

bdi

Kjo, madje mësohet të jetë hapur si çështje edhe gjatë takimit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në dëshminë e tij në Prokurorinë speciale, ku ishte i thirrur për rastin “Kosmos”

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të dorëzojë iniciativë deri tek Prokuroria speciale për zbardhjen e rastit “Monstra”, mëson ekzkluzivisht Aktuale.mk.

Kjo, madje mësohet të jetë hapur si çështje edhe gjatë takimit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti kohë më parë në Prokurorinë speciale, ku ai ishte i thirrur për dëshmi mbi rastin “Kosmos”.

Partia e Ahmetit në kontinuitet ka theksuar intencën që të ndriçohet e vërteta për “Monstrën”, duke kërkuar të hapen hetime nga ana e Speciales dhe transparencë të plotë të rastit, gjë të cilën poashtu e ka alarmuar edhe mes ndërkombëtarëve.

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev në përgjimet që nxori mes tjerash thoshte se do të zbardh prova edhe lidhur me këtë rast që tronditi opinionin vendor ku akuzohen shqiptarë, “por deri sot e kësaj ditë këtë nuk e bëri me çka manipuloi me ndjenjat e qytetarëve dhe rëndë zhgënjeu familjarët e rastit ‘Monstrës’”.

Ndryshe, në BDI nuk japin më shumë detaje lidhur me nismën deri tek Specialja, por theksojnë se janë që e vërteta rreth “Monstrës” të ndriçohet njëherë e përgjithmonë

Comments