BDI e Ali Ahmetit targeton në një deputet të Evropës

374
fresco
BDI e Ali Ahmetit targeton në një deputet të Evropës

midle

BDI e Ali Ahmetit, por edhe partitë tjera të shqiptarëve edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta targetojë diasporën shqiptare, nga dhe presin të marrin më së paku një deputet.

Shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri për “Dnevnik” zbulon se tani përgatisin strategji të re për votuesit e diasporës dhe presin të fitojnë së paku një mandat deputeti në Evropë.

“Përgatisim strategji dhe presim të marrim prej 9.000 deri 13.000 vota në njësinë e shtatë zgjedhore. Do të punojmë me gjitha vendet si Zvicra, Gjermania, Italia, Belgjika, Austria, Franca. Shpresojmë në një mandat, pasi është shmangur problemi nga zgjedhjet e fundit parlamentare, kur një numër i madh i qytetarëve që u evidentuan të votojnë, në ditën e votimit nuk ishin në listë. Tani sistemi menjëherë tregon qytetarët që janë paraqitur në votim”, ka thënë Neziri, transmeton Aktuale.mk.

Neziri ka thënë se përmes një sektori në Shtabin qëndror zgjedhor teë BDI-së të udhëhequr nga Berat Dehari është i angazhuar për të shpërngulurit. Ekipi i Deharit numëron 15 persona dhe ata do i koordinojnë gjitha shtabet zgjedhore (rreth 40) aq sa ka nëndegë partiake.

“Gjatë rjedhës së fushatës, ekipi i udhëhequr nga unë si shef i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, do të bëjë turne në disa qytete të Evropës ku do të realizojmë takime personale me të shpërngulurit”, ka thënë Neziri.

Comments