Sot në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në takim me ministrin Arbër Ademi u zhvillua takim në frymën e bashkëpunimit me ministrinë në të mirë të mbarvajtjes së procesit eduktativo – arsimor në komunën e Gostivarit, dhe pikërisht sot ka shkarkuar drejtorët në shkollën fillore “Ismail Qemali” dhe shkollën fillore “Forinë” të fshatit Forinë.
Arsye e tij ka qenë se janë hasur shkelje ligjore në emërimin e drejtorëve, ndërsa me ligj, shkeljet ligjore konstatohen nga Isnpektorati i Arsimit. Komuna nuk është institucion që konstaton dhe shfyqizon vendime të institucioneve qendrore, në këtë rast, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Me këtë sjellje të Taravarit, ku të njëjtën ditë ndryshe deklaron dhe ndryshe vepron, dëshmohet edhe një herë që mbi të gjitha agjenda e tij politike është më e rëndësishme se respektimi i ligjit dhe institucioneve.
Ftojmë Taravarin që të ndalon me veprimet e tij antiligjore dhe të përbahet në dispozitat ligjore, dhe jo me vendime nga zyra e tij të cënon ligjin dhe të rikthen kaosin në arsim, ashtu siç veproi në fillim të mandatit të tij.

