BDI: Kongresi i partisë do të zhvillohet deri më 20 dhjetor
Në Reçicë të Vogël është mbajtur mbledhja e Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku është diskutuar situata politike e krijuar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë takimit është vendosur që Kongresi i partisë të zhvillohet deri më 20 dhjetor.
Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi, deklaroi se partia nuk ndien përgjegjësi për humbjet në komunat e Kërçovës dhe Bërvenicës, duke theksuar se kandidatët e VMRO-DPMNE-së janë zgjedhur me ndihmën e votave të koalicionit VLEN.
Ai shtoi se gjatë mbledhjes nuk është diskutuar për spekulimet lidhur me largimin e partive të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, duke nënvizuar se fokusi i partisë mbetet në analizën e rezultateve dhe përgatitjen për kongresin e ardhshëm.

