BDI merr ministrinë e financave në Qeverinë e ardhëshme
Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, zgjedhjet e 11 dhjetorit duket se do sjellin shumë ndryshime në kampin politik në vend ndërkohë që shqiptarët pritet të jenë ndër më fituesit sa i përket ndarjes së pushtetit edhe pse deri më tani kanë qëndruar mirë me drejtimin e resoreve të ndryshme qeveritare, njofton Zhurnal.
Ndonëse kohë më parë Zhurnal raportoi se nga ndarja e tre posteve kryesore të drejtimit të vendit partisë shqiptare në pushtet do i takojë kreu i Parlamentit, ekskluzivisht Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se edhe thesari i vendit e më saktësisht ministria e financave pritet që të drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ndryshe, gjatë gjithë kohës partitë shqiptare në pushtet janë kritikuar në atë se ndarja e buxhetit nga kjo ministri nuk është bërë në favor të shqiptarëve, duket se edhe problematika e këtij dikasteri pas 11 dhjetorit do të merr fund.