BDI-Strugë: Pse “Patrioti” Ziadin Sela mori më shumë vota nga ana e maqedonasve?

318

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës,

jemi të gjithë të vetëdijshëm lidhur me votat e fituara nga në taborin tonë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë, edhe më shumë na lumturon fakti që këta vota ishin vota të pastërta shqiptare.

Megjithatë do të donim të pyesnim taborin tjetër të z.Ziadin Sela (bashkë me shokët e tij të BESA, Canoski etj), se sa vota kishte ai të fituar nga qztetarët maqedonas ?!

Tani që po bëjme analizën e votave të fituara tek ne dhe tek tabori tjetë, duket qartë që Aleanca e famshme për shqiptarët ka fituar vota në një numër shumë të madh në vendbanimet maqedonase, si psh:

Le të na thotë Ziadin Sela se si i fitoj votat në fshatin Morovisht?

Me se i detyroj “patrioti” Sela qytetarët e fshatit Vranisht që të votojnë për atë?

Patrioti fiton një numër shumë të madh të votave maqedonase në Misleshovë, si shpjegohet?

Pas gjithë këtyre fakteve dhe numrin e madh të votave të fituara në vendbanime të pastërta maqedonase, pyesim publikisht Ziadin Selën se kujt i shet patriotizëm?!

Qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë gjë, por sidoqoftë shumë shpejt vjen e diela tjetër, më 29 tetor Ziadin Sela shkon në histori.(BDI-Strugë)

Comments