BDI vazhdon nesër mbledhjen e kryesisë qëndrore për vendimin lidhur me koalicionin për qeverinë e ardhëshme

249
7_571.jpg

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim do të vazhdojë nesër mbledhjen për të vendosur se me cilën parti do të shkojnë në koalicion për të formuar qeverinë e re, informon Zhurnal.

Këtë informacion sapo e ka dhënë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i cili ka deklaruar se është një moment shumë delikat për të vendosur lidhur me koalicionin e ardhëshëm kështu që mbledhja do të vazhdojë dhe nesër për të vazhduar gjithashtu edhe me konsultat brenda kryesisë qëndrore.

Ndryshe, afatet ligjore për prezantimin e koalicionit të ri sa vijnë dhe ngushtohen derisa Gruevski pritet që deri të dielën të shpalosë programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritarë ose të dorëzojë mandatin.

Comments