BDI: ZONË E LIRË EKONOMIKE NË LIKOVË

72

Moebel THEMA

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi ndërtimin e një zone të re ekonomike në Komunën e Likovës me të cilën synon uljen e ndjeshme të papunësisë, nxitjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në rajon, me synim arritjen e barazisë së plotë ekonomike të banorëve të zonës.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2, Ejup Alimi, ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi dhe kryetari i Komunës së Likovës,  Sadulla Duraku të cilët para mediave  njoftuan projektin që ndërlidhet drejtpërdrejt me përbetimet e BDI-së.

Bartësi i listës për zonën 2 zgjedhore Alimi tha se projekti me automatizëm do të thotë mijëra vende pune në sektorin privat për banorët përreth zonës.

“Me hapjen e Zonës ekonomike të Likovës do të krijojë mijëra vende të reja pune. Kjo nuk është Zonae parë Ekonomike, pasi deri tani është hap ajo e Tetovës, Kërçovës dhe Strugës. Kjo zonë ekonomike do t’i kontribojë të gjitha vendbanimeve përret pasi do të hap mundësi të reja edhe për biznese të zones”, tha mes tjerash Alimi I cili siguroi se kjo Zonë Ekonomike do të bëhet relitet gjatë mandatit të ardhshëm.

Niveli I papunësisë por edhe ngritja ekonomike e zonës me bizneset që ka, mbetet target I projektit të cilin BDI planifikon ta realizojë, tha me këtë rast ministri Kuçi.

“Projekti shpresojmë të ndikojë bindshëm në zvoglimin e papunësisë dhe besojmë se me mandatin e ardhshëm të arrihet edhe qëllimi kryesor, barazia e plotë ekonomike”, u shpreh ministri Kuçi.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson të jetë jetike barazia ekonomike andaj planifikon ndërtimin e kësaj zone në Likovë që edhe rajonit ti ngritet stndardi, si ekonomik ashtu edhe social.

Comments