BE e pafuqishme në Kiev, Orbán bllokon 90 mld € për Ukrainën
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe ai i Këshillit Europian António Costa, udhëheqësit e dy institucioneve kryesore të Bashkimit Europian, kanë shkuar sot, 24 shkurt, në Kiev për 4-vjetorin e pushtimit të gjerë rus, me shumë fjalë mbështetjeje, por…me duar bosh!
Ata po ofrojnë një imazh të pafuqisë dhe paralizës, pavarësisht se BE-ja dhe shtetet anëtare kanë dhënë gati 200 miliardë euro ndihma ekonomike, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, duke zënë vendin e Shteteve të Bashkuara si kontribuesi kryesor i përpjekjes për mbrojtje kundër Rusisë.
Fajtorët janë Viktor Orbán dhe Robert Fico.
Kryeministrat e Hungarisë dhe Sllovakisë kanë vendosur veton për paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, që BE-ja duhej ta miratonte në këtë përvjetor.
Fico ka zbatuar kërcënimin për të reduktuar furnizimet emergjente të energjisë elektrike që stabilizojnë rrjetin ukrainas, i dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse. Ndërkohë, Orbán ka ndërprerë furnizimet me naftë dizel dhe kërcënon të bëjë të njëjtën gjë me energjinë elektrike.
Për këtë veprim, Kryetarja e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, akuzuan kryeministrin hungarez se ka shkelur parimin e bashkëpunimit të sinqertë.
Orbán u përgjigj kështu:
Jam një nga anëtarët më të disiplinuar dhe më të qëndrueshëm të Këshillit Europian. Ju gjithashtu e shihni absurditetin e situatës: ne marrim një vendim financiarisht të favorshëm për Ukrainën, të cilin unë personalisht nuk e aprovoj, pastaj Ukraina krijon një emergjencë energjetike në Hungari, dhe ju më kërkoni të bëj sikur asgjë nuk ka ndodhur. Kjo nuk është e mundur. Nuk mund të mbështes asnjë vendim për Ukrainën deri sa ata të kthehen në normalitet.

