BE: Të nisë menjëherë zbatimi i ‘Vettingut’, jetik për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë, përmes një deklarate shpërndarë për mediat ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Kushtetuese për Vettingun, duke e cilësuar këtë një vendim të marrë në përputhje me kushtetutën.
BE-ja inkurajon autoritetet shqiptare që të fillojnë sa më shpejt zbatimin e ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
“Bashkimi Europian i inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është pritur gjatë nga qytetarët shqiptarë, thuhet në reagim.
Komisioni Evropian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi vettingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr operacionin e monitorimit ndërkombëtar, thuhet më tej në deklaratë.
22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

