BE:150 mijë euro ndihmë urgjente për vërshimet dhe inçizime satelitore

286

incizime-777x380

Komisioni Evropian dje ka paralajmëruar dërgimin e ndihmës humanitare prej 150 mijë euro për rajonet e prekura prej vërshimeve.

“E rrisim ndihmën tonë në mënyrë që të mbulohen nevojat elementare si ushqimi dhe uji për njerëzit të cilët kanë nevojë”, ka deklaruar komesioneri i ngarkuar për ndihmë humanitare Hristos Stilijanides.

Përpos ndihmës financiare Komisioni të dielën, një ditë pas vërshimeve, ka paralajmëruar dërgimin e ekipit prej katër ekspertëve të cilët janë në teren dhe të cilët do të vlerësojnë dëmet dhe të japin rekomandime për përmirësime dhe rekonstruim të sistemit kanalizues të cilët janë prekur nga uji.

BE ka aktivizuar edhe mekanizmin e tyre për mbrojtje civile.
BE ka dërguar edhe aparate për incizime satelitore nga sistemi i Kopernikut për shërbimet të cilët punojnë në rajonet e prekura me të cilat mund të identifikohen dëmet dhe të ndihmohet në kërkimet për personat e zhdukur.

Comments