Bebe Rexha dhe Dua Lipa mbesin pa çmim në MTV EMA

169

Moebel THEMA

Dy artistet me prejardhje shqiptare kanë qenë të nominuar për çmime.

Dua ishte e nominuar në kategorinë për “Depërtimin më të mirë” bashkë me Bebe Rexhën, ndërsa Bebe ishte e nominuar edhe në kategorinë për “Yllin më të mirë të ri”.

Për “Depërtimin më të mirë” fitoi DNCE, ndërsa për ”Yllin më të mirë të ri” Zara Larsson.

Megjithatë, Bebe Rexha mund të cilësohet si fituese pasi kënga e saj me Martin Garrix ‘In the name of love’ është zgjedhur si ‘Kënga më e mirë elektronike

Pak para se të hapej nata e “magjishme”, Bebe folur për emocionet e saj.

“Një ëndërr që më në fund realizohet! Jam shumë nervoze, shpresoj që të mos bie dhe të mos pushohet njeri nga puna! Kam rreth 17 veshjet të ndryshme, dhe kjo është shumë e vështirë për tu arritur, megjithatë do përpiqem të thyer rekordin.” – është shprehur ajo.

Comments