Bebe Rexha feston ditëlindjen. Vajza e Presidentit Ilir Meta urim të veçantë këngëtares

564

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Bebe Rexha feston ditëlindjen. Mes shumë urimesh nga të afërm e miq, nuk mund të mungonte edhe ai i kushërirës saj të vogël, Era Metës.
Era, vajza e presidentit Ilir Meta, dhe Bebe Rexha kanë një lidhje shumë të veçantë. Madje Era e ka shoqëruar Beben edhe gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Sot vogëlushja ka publikuar në Instagram një foto me këngëtaren ku përbri saj shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen e mrekullueshmja kushërirë, motër, shoqja ime e ngushtë. Jam e bekuar që të kam ty në jetën time dhe nuk jam fiksuar tani që je e famshme pas teje, por që 5 vjet më parë. Mbaj mend që çmendesha për ty. Të jem e sinqertë nuk kisha si të kontaktoja se daja Muli kishte ndërruar numrin e tij të telefonit dhe i telefonova kujtdo, më pas e gjeta numrin e tij pas një muaji dhe isha shumë e lumtur që mund të shkruaja apo të flisja me ty në telefon. Por fati donte që unë, kushërira Shady, ti, Lenti, M, Bukie, Snow dhe daja të bëheshim shumë të afërt me njëri-tjetrin. Bebe, dua të të falënderoj që je një inspirim. Motër e madhe dhe shoqe e ngushtë për mua. Dua të të falënderoj ty që më inspiron dhe që bëre të mundur që unë të shoh pak nga bota e muzikës. Gëzuar ditëlindjen dhe do të jem gjithmonë aty për ty”.
Sigurisht që ky është një urim shumë i veçantë, i cili flet shumë për lidhjen mes tyre…

Comments