Bedri Ajdari: Asnjëherë se kemi humbur shpresën (Video)

352

Bedri Ajdari në një deklaratë për TV SHENJA, pas lirimit të të akuzuarve për rastin “Monstra”, tha se prapa grilave të akuzuarit i ka mbajtur politika dhe jo organet gjyqësore. Ai shtoi se ata janë të akuzuar padrejtësisht dhe se do të lirohen përfundimisht.

“Gjithmonë kam qenë optimist, asnjëherë nuk e kam humbur shpresën sepse kam qenë i sigurt se këto kanë qenë të pafajshëm dhe luftën e kemi bërë përmes mjeteve të thjeshta, me përkrahjen e popullit, të mediave shqiptare dhe gjithë shqiptarëve kudo që kanë qenë. Optimizmi na ka mbajtur gjallë dhe me kurajon që shqiptarët na e kanë dhënë vazhduam dhe erdhëm deri te gjysmë lirimi i të akuzuarve dhe shpresoj që kjo të përfundoj përfundimisht”, ka deklaruar për TV SHENJA, Bedri Ajdari.

Comments