Bedri Hamza falënderon Krasniqin: Drejtoi partinë me vendosmëri në periudhat më të vështira

53
fresco

Pak më parë Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Për këtë ka reaguar Bedri Hamza. Ky i fundit ka falënderuar Krasniqin, ‘’për kontributin e madh që ka dhënë’’ në udhëheqjen e PDK’së.

Hamza ka thënë edhe se Krasniqi e ka drejtuar PDK’në në periudhat më të vështira me vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, shkruan Gazeta Express.

‘Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im’’, ka shkruar ai.

Postimi:

Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.

Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!

Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë.

Comments