Befasi nga Majk, vjen si aktor në këtë film [Foto]

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga fansat e tij, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, reperi ka zbuluar një befasi për fansat e tij, atë do ta shohim së shpejti si aktor në një film.

Bëhet fjalë për filmin me titull “Diamanti”, me regji të Genc Berishës, i cili del në kinematë shqiptare më 25 tetor.
Aktorët e tjerë që luajnë në këtë film janë Luan Jaha, Dukagjin Podrimaj, Irena Cahani, Ilir Prapashtica, Edona Reshitaj, e të tjerë. /Lajmi.net/