Befasia e Allegrit/ Zbulohet formacioni i Juves në Champions, ja pozicioni i Ronaldos

220

Sot në orën 21:00 Juventusi do të startojë sezonin e ri në Champions League pasi do të luajë në transfertën e vështirë kundër Valencias.

“Sportmediset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave ku ajo që bie në sy është sulmi i “Zonjës së Vjetër” që udhëhiqet në krahun e majtë nga Ronaldo, në qendër Mandzukic dhe në të djathtë luan Bernardeschi.

Pa dyshim që befasia më e madhe e Allegrit është vendimi për të lënë në stol dy emra të mëdhenj Dybala dhe Cuadrado, shkruan SYRI.net.

Spanjollë pritet të luajnë me modulin klasik të lojës 4-4-2, ndërsa Allegri preferon skemën 4-3-3.

Comments