Befason Cana, dëshironte që për Kosovën të luajnë vetëm futbollistët e dorës së dytë

480

Befason Cana, dëshironte që për Kosovën të luajnë vetëm futbollistët e dorës së dytë

Lorik Cana ka thënë se është i lumtur që është thyer izolimi i Kosovës, por dëshiron që për të luajnë vetëm lojtarët jo elitar

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka thënë se ka mbështetur sportin kosovar dhe pranimi në UEFA dhe FIFA ka qenë gjeja me fantastike.

Megjithatë, ai thotë se futbollistët më të mirë nuk duhet të luajnë për Kosovën, por për Shqipërinë.

“Kam mbështet sportin në Kosovë, kam dashur të thyhet heshtja e izolimit të sportit në Kosovë. Njohja e tij është gjëja më fantastike. Kam qenë i mendimit se elita të rrijë tek kombëtarja, përfaqësuesja e Kosovës të përfaqësohet me futbollistë jo kaq elitarë”, ka thënë Cana për News 24. /Express/

Comments