Luis Enrique nuk dorëzohet, ai mendon se Barcelona mund të shpallet kampione e La Ligas
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka nisur presion ndaj Real Madridit me deklarata të ndryshme.
“Ata kanë dy ndeshje të vështira kundër dy ekipeve, Celta dhe Malaga, që ne kemi humbur këtë sezon”, tha mbrëmë pas fitores 4:1 ndaj Las Palmas.
“Nëse ne kemi humbur atje, atëherë çdo kush mund të humbasë dhe dua të them se ne kemi humbur më shumë se tri pikë në Vigo”, shtoi Enrique.
Enrique beson shumë se Real Madridi do të dështojë. Madje ai mendon se Barcelona mund të shpallet kampione e La Ligas në xhiron e fundit.
“Kemi edhe një ndeshje dhe objektivi është që ta fitojmë atë, të japim më të mirën tonë për t’u shpall kampion”, u shpreh më tej Enrique.
Barcelona është liderë në La Liga me 87 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Barcelona do të zhvillojë edhe një sfidë. Javën e ardhshme pret në “Camp Nou” Eibarin, me të cilën sfidë e mbyll sezonin 2016/17.
Derisa Real Madridi e zhvillon të mërkurën sfidën e mbetur me Celta Vigon, ku në rast fitoreje – do të shkonte në tre pikë diferencë me Barcelonën.
Derisa sfidën e fundit në La Liga e zhvillon pak ditë më pas si mysafirë i Malagas, ku edhe pritet të mësohet kampioni i ri i Spanjës.

