BËHET E DITUR SE SA DO TË MUNGOJË NEYMAR

327
fresco

Ylli brazilian është lënduar në ndeshjen e së dielës ndaj Olympique Marseille

Paris Saint-Germain nuk do të mund të llogarisë në lojtarin kryesor, brazilianin Neymar, për 6-8 javë. Lëndimi që pësoi të dielën 26-vjeçari në kavilje ka rezultuar i rëndë dhe megjithëse për momentin janë përjashtuar mundësitë e ndërhyrjes kirurgjikale, sulmuesi nuk është në gjendje të luajë.

Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se janë të pakta mundësitë që ai të jetë kundër Real Madrid. Shumë më i prerë është babai i futbollistit, i cili ka përcaktuar një ndërprerje të aktivitetit për të paktën 6 javë.

Në një intervistë për ESPN në Brazil, ai konfirmoi se duhen të paktën 6 deri në 8 javë për rikuperimin e tij.“PSG e di se nuk do ta ketë në dispozicion Neymar për ndeshjet e radhës dhe ai do të do të mungojë për së paku gjashtë javë”, ka thënë babai i lojtarit për ESPN. “Rikuperimi i tij do të marrë prej gjashtë deri në tetë javë, ne e dimë këtë, pa marrë parasysh nëse do të duhet operim apo jo, ai do të mungojë deri në dy muaj”, ka theksuar ai.

Neymar ka shënuar 28 gola në 30 ndeshje të luajtura me PSG në të gjitha garat.

Comments