Bëhet i ditur emri i të dyshuarit për sulmet në Paris dhe Bruksel

281
fresco

Bëhet i ditur emri i të dyshuarit për sulmet në Paris dhe Bruksel

Hetuesit francezë kanë bërë të ditur sot emrin e pretenduar të koordinatorit të sulmeve terroriste në Bruksel dhe në Paris.

Sipas AFP, siç u tha, koordinimi i sulmeve është bërë nga Osama Atar  32 vjeçar, i dyshuar për lidhje të mundshme me shtetin islamik, transmeton Indeksonline.

Burimet policore kanë theksuar se Atar, i cili ka shtetësi të dyfishtë, belge dhe marokene, është zbuluar gjatë hetimit se kishte një miqësi me Sirinë.

Sulmet në Paris janë realizuar më 13 nëntor të 2015 dhe në Bruksel me 22 mars 2016, ku u vranë 60 dhe 34 persona./Indeksonline/

Comments