Urim SALIHU
Një vit më herët stuhitë e natyrës u lëshuan mbi Hasanbeg dhe goditën pamëshirë.Mes shumë viktimave dhe rrënojave ai vend u shndërrua për pak orë në rrëmujë, në mbrëmje nuk e njihje dot . Vuajtja pushtoi çdo gjë, çdo gjë.Por ajo vinte nga Zoti dhe aty askush s’mund të jetë mbi vendimet e supremit.Askush s’mund të kundërshtojë vendimet që sjellë Zoti.
Por një vit më vonë Hasanbegu u bë sërish qendra e vëmendjes.Ata i thanë jo përçarjes sepse mbrëmja n’a bashkon të gjithëve nën varfërinë që spërtypet dot.Në mbrëmje të gjithë jemi të barabartë me varfërinë dhe përveç tjerash jemi shqiptarë njësoj të gjithë.Miqësitë tona janë shumë më të rëndësishme se sa një bindje prandaj ata u bashkuan nën ombrellën e politikës dhe interesit njerëzorë .
Hasanbegu e di më shumë se sa ne se si një fatkeqësi njerëzore t’a këput zemrën.Dhe kur stuhitë të të kenë përpirë duke të marrë gjërat e shenjta, më të cmuarat, jetërat, atëherë ç’farë tjetër vlen më shumë?!Prandaj ata i thanë jo përcarjes .Ata n’a treguan se ne jemi të ndarë por shqetësimet i kemi të përbashkëta.Prandaj larg mllefit që sjellë politika kryeneqe me personazhë që duan vetëm të të marrin dhe mos të të japin asgjë.
Hasanbegu n’a tregoi se ëndrrat tona i përkasin së nesërmes.Ata e dijnë se tragjedia është më gërryese prandaj e dijnë më shumë se të gjithë ne ,ç’farë do të thotë të jetosh.Shpesh interesat e vogla na bëjnë copë-copë, por ka një tjetër jetë pas asaj të politikës .është jeta e përkohshme ,ajo jetë që duhet t’a ndajmë bashkë sepse nuk jemi të përjetshëm për të qenë të grindur me njëri-tjetrin.Ditën kur kjo urrejtje do n’a pushtojë, atëherë cfarë na duhen komunat.
Bëhu edhe ty Hasanbegu.