Urim SALIHU
Bëhuni si Bastri Bajrami .Jo domosdoshmërisht duhet të jesh pjesë e politikës përgjithmonë dhe ndonjëherë një veprim njerëzorë në rrethana delikate është më shumë se të jesh një kryetar komune.Në fakt Bastri Bajrami duke konfirmuar tërheqjen nga gara,tejkaloi joshjet që t’i servon politika, tejkaloi vetveten, lakminë e pushtetit dhe u dha një mesazh të qartë gjithë atyre që duan të provojnë një post komune.Deshti t’u thotë se më e vlefshme është të jesh i bashkuar në momente delikate se sa të bëhesh pjesë e skenareve të padëshiruara dhe të jesh akoma më keq pjesë e përcarjes, ky sindrom i keq i politikës shqiptare .
Ai u tërhoq në një terren që ai e njeh më së miri, e njeh sepse ka qenë pjesë e kësaj komune, kishte realizuar disa projekte madhore për banorët e Haraçinës dhe shumë nga banorët atje kanë fjalë të mira për të.Bëhuni që t’ju kujtojnë për mirë.Në fund të fundit politikat vendore këtë qëllim njerëzorë kanë, të bëjnë që komuniteti të jetojë ndryshe, me projekte të rëndësishme, me një komunë që di të bëjë gjëra të mira për banorët e zonave përreth.
Bëhuni si Bastri Bajrami që më shumë fiton kur di të bësh një gjest të madh të tërheqjes se sa sic thotë vetë ai të bëhesh pjesë e një përcarjeve të thella, e atyre përcarjeve që Haraçina e nuk i meriton .Haraçina është një zonë e vuajtur , është një zonë që ka nevojë për jetë, për ndryshime, infrastrukturë, punësime por ai vend është epiqendra e këtyre zgjedhjeve sepse aty ka shumë parti që konkurojnë dhe fushata pritet të jetë e ashpërsuar aq më tepër që edhe një parti maqedone synon kreun e Komunës.Banorët duhet të marrin mesazhin e Bastriut se uniteti është ai që duhet të reflektojë te secili banorë në të kundërtën këto zgjedhje mund të prodhojnë gjëra që si do askush dhe atë kohë ç’farë të duhet një komunë t’a drejtosh.