Bejli, Çilimanovit: Nuk është e vërtetë se përkahim cenzurë në Maqedoni

417
Bejli, Çilimanovit: Nuk është e vërtetë se përkahim cenzurë në Maqedoni

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli përmes profilit në Tviter i është përgjigjur gazetarit Cvetin Çilimanov, anëtar i trupit ad- hok për media.

Çilimanov në intervistën për “Dnevnik” kishte drejtuar kritika të ashpra deri tek ambasada amerikane duke thënë se SHBA i ka shkuar për qejfi Zaevit, në vend të thonë se “komision cenzurial është punë jonormale”.

“Pohimet se qeveria amerikane apo unë përkrahim cenzurë në Maqedoni është e pavërtetë. Pajtohem me Çilimanovin se kur ekziston pluralizëm, spektatorët mund të ‘votojnë’ përmes ndërrimit të kanalit. Tv stacionet amerikane emetojnë qëndrime që ndryshojnë nga politika e tyre redaktoriale/ perspektiva…Shpresoj se qytetarët e Maqedonisë do t’i gjykojnë mediat e tyre me sy kritik dhe do të shohin pespektiva të ndryshme”, ka shkruar Bejli në Tviter, transmeton Aktuale.mk.

Comments