Bejli- Spasovski: Maqedonia do marrë pajisje teknike për detektim të materialit bërthamor

260

Memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë amerikane për energjetikë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë lidhur me pengimin e trafikimit jo legal të materialit bërthamor dhe material tjetër radioaktiv nënshkruan sot ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Memorandumi siç tha ministri Spasovski do të mundësojë kontroll më cilësor dhe prevenues rreth problematikës së tregtisë jo legale me material bërthamore dhe radioaktiv, dukë vendosur standarde të larta teknike, operative, profesionale dhe tjera dhe duke involvuar në mënyrë më efikase dhe konkrete institucionet kompetente- jo vetëm MPB-në, por edhe Drejtorinë doganore të Maqedonisë si dhe Drejtorinë për siguri të rrezatimit.

“Ky memorandum paraqet kornizë të re normative për intensifikim të bashkëpunimit të përbashkët dhe të frytshëm. Me memorandumin për mirëkuptim, MPB dhe Drejtoria nacionale për siguri bërthamore pranë Ministrisë energjetike ecin një hap para në përpjekjet për partneritet të kontrollit më cilësor dhe prevenimit të problematikës me tregtinë jo legale me material bërthamor dhe radioaktiv”, ka thënë Spasovski.
Me memorandumin hapen mundësi konkrete edhe për aftësimin profesional të nëpunësve në sferën e mbrojtjes bërthamore dhe radioaktive që nënkupton input shtesë në rritjen e nivelit të mbrojtjes si në korniza nacionale ashtu edhe rajonale dhe ndërkombëtarë.

Ministri Spasovski ka informuar se deri në fund të vitit, apo gjatë muajit nëntor, nga ana e Drejtorisë nacionale për siguri bërthamore për nevojat e shërbimeve adekuate kufitare të MPB-së do të donohen dy sisteme mobil për detektim, automjete të specializuara me pajisje bashkëkohore- në vlerë prej 550.000 dollarë amerikanë.

Bashkëpunimi mes Ministrisë së energjetikës së SHBA-së dhe MPB-së, sipas ambasadori Bejli do të sjellin në aftësimin më të madh të zbulimit dhe pengimit të tregtisë jo legale me materiale bërthamore dhe materiale tjera radioaktive në Maqedoni.

“Ajo nënkupton bashkëpunim teknik, instalimin e sistemeve të reja dhe përmirësim të atyre ekzistues në vendkalimet kufitare dhe lokacione tjera në Maqedoni”, ka sqaruar Bejli.
Ndryshe, drejtoresha e Drejtorisë për siguri bërthamore të SHBA-së Lorel Koton ka informuar se me ofrimin e automjeteve do të sigurohet edhe trajnim detajor për trajtim dhe mirëmbajtjen e atyre sistemeve nga ekspertë për siguri bërthamore nga laboratorët nacional të SHBA-së.

Comments