Bejli takon Gruevskin: Ja çka u diskutua (VIDEO)



Në selinë e VMRO DPMNE-së është realizuar takim mes ambasadorit amerikan Xhes Bejlli dhe kreut të kësaj partie Nikolla Gruevski.
“E vlerësoj mundësinë për takimin. Shfrytëzova rastin që t’i dëgjoj qëndrimet e tij për zgjedhjet dhe për ecjen para.
Siç e dini SHBA-të janë partner i këtij vendi. Kishim një bashkëbisedim të mirë dhe takime të tilla do të realizojë edhe me liderët e partive tjera që kanë fituar mandate në Parlament”, ka thënë Bejli, transmeton Aktuale.mk.