Bekim Balaj i jep fund lidhjes me moderatoren Elita Rudi
Edhe pse aktualisht po shkëlqen ne fushë, jeta private e Bekim Balajt nuk është në ditët më të mira.
Futbollisti i njohur i Kombëtares i ka dhënë fund lidhjes më moderatoren e njohur Elita Rudi.
Ndonëse romanca e tyre dukej nga ato më të konsoliduarat që do të celebrohej një ditë, në fakt ata i kanë dhënë fund, kështu kanë rrëfyer miqtë e tyre për ‘Bluetooth’, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e futbollistit .
‘Të dy e dinin që nëse Bekimi do të largohej për në Rusi, lidhja e tyre do të përfundonte, tregojnë burimet, sipas të cilëve ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes.