Bëni kujdes/ Sistemi i ri EES në BE, mbi 27 mijë persona të ndaluar të hyjnë

160

Bruksel, 10 prill Zhurnal.mk – Që nga fillimi i futjes graduale të sistemit të ri të kontrollit kufitar në Bashkimin Evropian në tetor të vitit të kaluar, mbi 27,000 persona janë refuzuar të hyjnë në bllok, njoftoi sot Komisioni Evropian. Mes personave të cilëve u është ndaluar hyrja, rreth 700 kanë paraqitur një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë.

“Që nga fillimi i zbatimit janë regjistruar mbi 52 milionë hyrje dhe dalje. Komisioni e përshëndet zbatimin e plotë të sotëm të këtij sistemi të ri për hyrje dhe dalje në BE (EES)”, thuhet në njoftim. Falë kontrollit të ri të automatizuar, regjistrimi i një udhëtari zgjat mesatarisht 70 sekonda, gjë që e përshpejton ndjeshëm procedurën.

Sistemi zëvendëson vulat manuale dhe mundëson regjistrimin e të dhënave personale dhe biometrike, me qëllim ndjekjen më të lehtë të tejkalimeve të afatit të qëndrimit. Rregullat e reja vlejnë për shtetasit e vendeve të treta që nuk janë anëtare të BE-së ose zonës Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra), dhe zbatohen për qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë.

Edhe pse në fillim të vitit sektori i transportit ajror shprehu pakënaqësi për shkak të vonesave, Komisioni Evropian sot konfirmoi se sistemi është zbatuar me sukses në të gjitha pikat kufitare të jashtme të BE-së

Comments