Beograd: Mbi 37 të arrestuar gjatë protestave, Vuçiç mohon përgjegjësinë për dhunën
Qindra demonstrues antiqeveritarë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në qendër të Beogradit orët e vona të së dielës.
Për të ndarë përleshjet mes protestuesve dhe besnikëve të presidentit serb Aleksander Vucic u desh nderhyrja e policise.
Ata ndezën zjarr, ndërsa shishe qelqi u hodhën në drejtim të Kuvendit.
Tensionet në Beograd u rritën një ditë pasi dhjetëra mijëra njerëz iu bashkuan një tubimi të madh në qytetin verior të Novi Sadit, duke shënuar përvjetorin e parë të tragjedise në stacionin e trenit që vrau 16 persona.
Protestuesit u mblodhën në mbështetje të Dijana Hrkës, nënës së Stefanit, një nga viktimat në shembjen vdekjeprurëse të strehës prej betoni vitin e kaluar.
Nëna e viktimës deklaroj se po niste një grevë urie dhe vendqëndrimi i saj do të jetë pikërisht përpara parlamentit.
“Nëse doni të më vrisni, bëjeni, por unë nuk do të largohem nga këtu. Nëse më ndodh diçka, e dini çfarë do të ndodhë”, u tha ajo oficerëve të policisë.
Media dhe zyrtarët pro-qeveritarë i kanë quajtur studentët universitarë që protestojnë si “terroristë”, duke i akuzuar ata për nxitje të dhunës.
Vetë Vucic u përpoq të hidhte poshtë akuzën se ishtë ai që shkaktoj dhunë duke futur mes protestuesve elementë ektremistë, ndërsa Ministria e Brendshme njoftoi se ka ndaluar 37 persona të akuzuar për prishjen e rendit publik dhe shkaktimin e incidenteve gjatë një tubimi të paregjistruar para Parlamentit të Serbisë.
Tubimi përkujtimor i së shtunës në Novi Sad pasqyroi pakënaqësi të madhe me sundimin 13-vjeçar të vendit nga Vuçiç. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme, përmes së cilave duan të rrëzojnë këtë parti nga pushteti. / abcnews.al /

