Beograd :Vritet pronari i kafenesë së njohur me dhjetë të shtëna nga armë zjarri

– Pronari i kafenesë “Pjaca del Kafe” në lagjen Belvil në Beograd, sot paradite është vrarë para objektit të tij hotelierik, ndaj të cilit sulmuesit nga motori kanë gjuajtur rreth dhjetë plumba.
Gazeta “Kurir” shkruan se viktima Aleksandar Stamenkoviq (40) te kafeneja e tij kishte arritur me automobilin e tij, ndërsa sulmuesi dhe bashkëpunëtori i tij e kanë kryer sulmin duke lëvizur me motor.
Vrasjen në Belvil e konfirmoi edhe policia e Beogradit, e cila e ka gjetur trupin e pajetë në mëngjes rreth orës 09:45 minuta.
Rajoni është bllokuar nga forcat policore dhe po kryhet kontroll, ndërsa në vijim është hetimi pas vrasësve.