Berat, aty ku mbetjet e cianurit rrezikojnë jetën e njerëzve

242

Jola Alimemaj

Lëndët kimike të groposura nën tokë rrezikojë jetën e banorëve që kanë ndërtuar shtëpitë pranë ish-uzinave. Ndërsa në Kuçovë po degradon shtëpia e ushtarakëve
Nga Dilaver Xhelili

Dihet që qarku i Beratit ka qenë epiqendra e industrisë kimike ushtarake në kohën e komunizmit .Si i tillë ai në kohën e komunizmit shikohej me një sy tjetër nga qeveria e atëhershme, krahasuar kjo më qarqet e tjera. Në këtë zonë ishin ndërtuar industritë më të fuqishme në shkallë vendi Ajo e Kombinatit Ushtarak e Poliçanit ,Uzina Riparimit të Avionëve në Kuçovë; Ndërmarrja e Prodhimit të Gomës në Uznovë; Uzina e baterive po në zonën e Uznovës. Lëndët kimikate ,të cilat janë përdorur në kohën e socializmit për prodhimin e municioneve ushtarake vazhdojnë të përbëjnë një rrezik për banorët e kësaj zone. Është për tu theksuar se këto lëndë helmuese janë lënë në mëshirë të fatit, ku nuk dihet se ku kanë përfunduar. Edhe pse industria ushtarake nuk po punon më cianuret mbeten një rrezik serioz për jetën e njerëzve. Ato të gjitha janë derdhur në lumin Osum, por askush nuk shqetësohet dhe nuk merret masa, pasi duhet qartë dhe qytetarët nuk janë të informuar.

Sistemi komunistë ndër të tjera ndërtoi edhe industrinë kimike ushtarake,e cila cilësohet si një nga më të rrezikshmet në atë kohë. Por, me shkatërrimin e industrisë kimike që kishte marrë zhvillim të madh si në kombinatin ushtarak Poliçan dhe në Uzinën e riparimit të Avionëve, Uzina baterive, e Gomës u shkatërruan. Kjo industri në përbërje të saj kishte lëndë kimike shumë të rrezikshme si cianuret, acidet e ndryshme, plumb, etj. Sipas ish punëtorëve të kësaj industrie kimike,mësohet se një pjesë e kësaj lënde vdekjeprurëse ishte e strehuar nëpër magazinë hermetike, ndërsa një pjesë tjetër ishte në për repartet kimike ku punohej. Me shkatërrimin e industrisë kimikë këto lëndë helmuese mbetën në mëshirë të fatit.

Mësohet se një pjesë e këtyre helmeve u groposën, ndërsa pjesa tjetër mbetet nëpër magazine apo gropa, të cilat me kalimin e kohës fillojnë të shpërbëhen, nga lagështia temperaturat e larta të stinës verës, të cilat e detyrojnë këtë lëndë helmuese të avullojë. Sipas specialistëve ushtarak mësohet se problemi qëndron se në afërsi të ish uzinave, apo kombinateve janë ndërtuar banesa, janë mbjellë bimë bujqësore, të cilat rrezikohen seriozisht nga cianuret. Specialistët ushtarak bënë të ditur se lëndët kimike kanë veti vdekjeprurëse deri në 5 kilometër. Specialisti Sami Muka është shprehur se nga ana e ministrisë së Mbrojtjes dhe Laboratorit kimik duhet të ngrihet një grup pune me specialistë të kësaj sfere që të bëjnë bilancin real se sa është zona e prekur nga këto lëndë helmuese dhe pasojat që sjellin ato.

Shtëpia e ushtarakëve

E ndërtuar në vitin 1963 në qendër të qytetit, për ti shërbyer strehimit të ushtarakëve në këtë qytet. Kuçova ka qenë një qendër e madhe e grupimit të ushtrisë në profile të ndryshme si Aerodromi ushtarak , repartet e mbrojtjes ,kundra ajrorit, këmbësorisë, të cilat ishin të destinuar të ruanin aerodromin ushtarak, i ndërtuar në periferi të qytetit të Kuçovës. Godina trekatsëhë me rreth 70 dhoma ku në kohën ku lulëzonte ushtria shqiptare, ishte e destinuar për strehimin e pilotëve,ushtarakëve të tjerë dhe familjet e tyre. Pas ndryshimit të sistemit kjo godinë prej 25 vjetësh nuk ka parë më as një qindarka investime.

Godina ,tashmë është teje e amortizuar, lagështia ka bërë punën vetë, muret janë gati në shembje nga lagështia Si pas ish ushtarakëve që tashmë e shikojnë këtë godinë me nostalgji të madhe, pasi aty kanë kaluar një pjesë të jetës tyre ,shprehen Ministra e Mbrojtjes këtë godinë, le t’ia kalojë bashkisë , për ta kthyer në shkollë, pasi ky qytet ka nevoje për një shkollë. Si pas ish-ushtarakut Mersin Mema,bëhet e ditur se në katin e parë të kësaj godine ndodhen dhe ambiente të mëdha ,të cilat mund të shërbejnë edhe për palestër për nxënësit e shkollës.

Vetëm lokali me përmasa të mëdha është në gjendje të mirë pasi është investuar pak, ndërsa ambientet e tjera janë lënë në mëshirë të fatit. Edhe aerodromi një nga më të mëdhenjtë në shkallë vendi ka mbetur i shkretë. Në këtë repart ka mbetur vetëm një numër i vogël ushtarakësh, të cilët do të shërbejnë për ruajtjen e tij. Disa ish-ushtarakë u shprehën se edhe godina e shtëpisë ushtarakëve të Beratit i kaloi bashkisë së qytetit, për t’u bërë zyra. Burimet thanë se 80 për qind e shtëpive të ushtarakëve nuk ekzistojnë më si godina ushtarake ,por iu janë kthyer pushtetit lokal.

Comments