‘Bëri seks me gruan time’. Burg përjetë shqiptarit që vrau dhe dogji Daniel Xhafën në Greqi

175
fresco

‘Bëri seks me gruan time’. Burg përjetë shqiptarit që vrau dhe dogji Daniel Xhafën në Greqi

Me burgim të përjetshëm është dënuar pasditen e së hënës një 32-vjeçar shqiptar nga një gjykatë greke në Volos, pasi vitin e shkuar vrau dhe më pas dogji një bashkatdhetar.

Kufoma e viktimës, Daniel Xhafës, u gjet nga një fermer në një rrugë rurale në afërsi të “Shën Anargyroi Agia”.

Pasi përfundoi punën në tavernë, viktima telefonoi të atin rreth orës 2 të mëngjesit duke i thënë se do dilte për një shëtitje. Pasi humbi kontaktet me familjen, familja denoncoi zhdukjen e Danielit, ndërsa krimi u zbulua disa ditë më pas.

I akuzuari e ka pranuar krimin në gjykatë, por tha se asgjë nuk ishte e planifikuar dhe se “i ka zierë shpirti”. Ai tha se e kreu vrasjen pasi viktima ka pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij. 32-vjeçari, që punonte si murator, rrëfeu se ngjarja tragjike erdhi pas një grindje mes të dyve. Ai shtoi se e goditi Danielin me një mjet pune.

Gjykata e shpalli fajtor dhe autori u transferua në burgun e Koridallos. /Syri.net/

Comments