Avokati i njohur, Besnik Berisha ka komentuar dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj.
Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se meqë e ka njohur prokurorin, nuk e beson që arsye për dorëheqje ka qenë ndonjë kërcënim i përmendur në media.
Sipas këshilltarit të ish-kryeministrit, Isa Mustafa, Blakaj ka dhënë dorëheqje për një të ardhme më të mirë për të dhe familjen e tij.
Më poshtë postimi i Berishës pa ndërhyrje:
Si shume me seriozitet e kemi marre këtë dorëheqjen e Prokurorit te Prokurorisë Speciale, z. Elez Blakaj, ani pse akoma nga ai nuk e kemi te konfirmuar arsyen e vërtetë te dorëheqjes se tij.
Duke e njohur personalisht z. Blakaj, unë nuk besoj aspak se shkaku i dorëheqjes se tij është ndonjëri nga kërcënimet qe po përmenden ne media, e as shkaku i ngritjes se aktakuzës se profilit te larte, e cila duket qe se paska pa dritën akoma.
Besoj se z. Blakaj ka vendosur te largohet nga Prokuroria, rrjedhimisht nga Kosova, për një te ardhme me te mire për veten dhe familjen e tij, njëjtë siç kane vepruar edhe shume zyrtare policore nder vite, jo nga frika për sigurinë e tyre, por nga pasiguria për te ardhmen e tyre.
Largimi i z. Blakaj është humbje për te gjithë ata qe besuan dhe investuan ne edukimin dhe avansimin profesional te tij, por sigurisht se si çdokush tjetër, edhe z. Blakaj është i zevendesueshem dhe do zëvendësohet se shpejti.
Te gjithë mund te bëjmë me shume për një sistem te drejtësisë me te mire se ky qe kemi..!

