Berisha: Do të protestojmë para Kryeministrisë

201

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka paralajmëruar se të hënën e 17 shtatorit opozita do të nisë aksionin e saj, me protestën që është parashikuar të mbahet para selisë së Kryeministrisë. Berisha shkruan se nga nesër do të fillojë “platforma parlamentare”, si e vetmja alternativë që zëri i opozitës të dëgjohet. “Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Comments