Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në manifestimin kundër qeverisë më 18 shkurt të frymëzuar nga protestat e mëdha qytetare në Rumani, që e arritën qëllimin e tyre.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan: “Nderim rumunëve guximtarë! Në tre dite e net protestë, “palosën” qeveritarët hajdutë socialistë. Frymëzim për shqiptarët!”
Ky mesazh ka ardhur në një kohë kur PD-ja ka bërë thirrje për një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë: kundër padrejtësive dhe varfërisë, shtypjes qeveritare, kundër drogës dhe krimit e kriminelëve në politikë dhe sidomos, në mbrojtje të votës së lirë në zgjedhje.”